Google ADS

Emery: Ozil i gatshëm për derbin Arsenal – Tottenham

17:07 | 29 Gusht 2019
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka konfirmuar se Mesut Ozil do të jetë në dispozicion për ndeshjen derbi të së dielës kundër Tottenham Hotspurit.

Ozil ende nuk ka qenë i pranishëm në ndonjë ndeshje te “Topçinjtë” këtë sezon për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së tij dhe më pas një sëmundje, por ai mund të jetë pjesë e formacionit startues kur Tottenhami të arrijë në Emirates, transmeton portali arbresh.info.

“Këtë javë ai është stërvitur mirë, është fizikisht më mirë dhe është duke u stërvitur dhe duke punuar normal me ne”, ka thënë Emery.

“Ai do të jetë më afër nesh dhe do të jetë i gatshëm për të dielën”

Derbi i Londrës zhvillohet duke filluar nga ora 17:30./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme