Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thotë se klubi kishte në plan të sjellë tre lojtarë gjatë merkatos së transferimeve në janar.
“Topçinjtë” arritën të sjellin vetëm një lojtar – mesfushorin Denis Suarez në formë huazimi nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info. Por, Emery insiston se është i lumtur me skuadrën e tij aktuale.
“Klubi bëri gjithçka që ka pasur mundësi”, tha fillimisht trajneri spanjoll.
“Ne kemi folur për mundësinë që të transferojmë tre lojtarë, por vetëm nëse ata arrijnë këtu me kushtet tona dhe nëse ata mund të ndihmojnë për të prodhuar një performancë të mirë dhe janë më të mirë se lojtarët aktual këtu”
“Vetëm Suarez erdhi, por ne jemi të lumtur dhe klubi është duke punuar shumë mirë”, përfundoi Emery./arbresh.info/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër