Google ADS

Emery konfirmohet në krye të PSG

13:45 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Unai Emery është konfirmuar në postin e trajnerit pas eliminimit tejet të papritur në Ligen e Kampioneve përballë Barcelonës, por tashmë duhet të fitoje gjithçka ketë sezon.

Presidenti i Paris SG, Nasser Al-Khelaïfi, pavarësisht përmbysjes katalane në Ligen e Kampioneve (nga 4-0 në 6-1), ka dhënë “mbështetjen” për trajnerin e tij Unai Emery, në një intervistë për Parisien.“Unai i ka kualitetet dhe ne besojmë te ai”, theksoi presidenti.

Por, bosi i  PSG u shpreh se: “Ne duhet të fitojmë tre trofe deri në fund te sezonit”.

Emery duhet të fitojë tre tituj kombëtare: kampionatin  (Monaco kryeson momentalisht), Kupën e Ligës (finalja me 1 prill ndaj… Monaco) dhe Kupën e Francës  (çerekfinale me 5 prill ndaj Avranches (D3).Është një bilanc që duhet siguruar pa mëdyshje në fund të sezonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme