Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka këmbëngulur se e ka përkrahjen e klubit, me gjithë sezonin zhgënjyes që po e përjeton.
Arsenali zë pozitën e tetë momentalisht në Premierligë dhe ka dështuar të fitojë në pesë ndeshjet e fundit në ligë.
Lojtarët e klubit nga Londra Veriore u fishkëllyen nga tifozët e vet pas barazimit 2:2 me Southamptonin në shtëpi të shtunën, por Emery thotë se ai nuk ndien më presion nga klubi.
“Klubi po më përkrah mua. Ndiej se klubi është përgjegjës në këtë. E vlerësoj vërtet shumë”, tha Emery.
“Ndihem i fortë me këtë përkrahje dhe e di se përgjegjësia ime është të kthehem dhe ta ndryshoj situatën. Na duhet ta kthejmë vetëbesimin, duhet të jemi më kompakt”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...