Google ADS

Emery informon sulmuesin Julian Draxler se nuk ka vend në skuadër

14:18 | 17 Gusht 2017
Arbresh Info

Bazuar në një raport nga ‘Sky Sports’, trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery ka informuar sulmuesin Julian Draxler se ka nevojë të gjej një klub të ri.

Reprezentuesi 23-vjeçar u transferua te skuadra në Parc des Princes nga klubi në Bundesliga, Wolfsburg, gjatë muajin janar të këtij viti, transmeton portali arbresh.info. Mesfushori kishte një ndikim të menjëhershëm duke shënuar në ndeshjen e tij debutuese në Liga 1 kundër Rennes.

Ai realizoi katër herë brenda 5 paraqitjeve për skuadrën e kryeqytetit francez, përfshirë golin e tij në ndeshjen e PSG-së në Ligë të Kampionëve kundër Barcelonës.

Sidoqoftë, trajneri Unai Emery duke se ka ideja të ndryshme me arritjen e superyllit brazilian Neymar në Paris.

Arsenali, Juventusi dhe Bayern Munichu mësohet se janë të gjithë të interesuar në gjermanin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme