Granit Xhaka shënoi golin e tij të 11-të te Arsenali gjatë fitores kundër United dhe golin e tij të shtatë jashtë zonës së penaltisë.
“Xhaka Boom” është bërë një tipar dallues qysh pas transferimit të tij te klubi anglez në vitin 2016 dhe Unai Emery beson se ka ende shumë gjëra që mund të vijnë nga mesfushori kur bëhet fjalë rreth golave, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se çdo lojtar kë kualitetet e tij dhe Xhaka është një specialist në gjuajtje”, ka thënë ai menjëherë pas kësaj ndeshje.
“Ai mund të gjuaj nga pozita të ndryshme në fushë dhe gjuajtjet e tij janë zakonisht shumë të rrezikshme. Sot ai tentoi të gjuante dhe shënoi, por ai mund të bëjë më shumë dhe mund të provoj ashtu siç bëri sonte në çdo ndeshje”
Goli nga ylli kosovar i dha një shtytje të madhe Arsenali në garën për top katërshe dhe Emery dëshiron që skuadra e tij të vazhdojë kështu edhe pse skuadra e tij nuk ka ndonjë tjetër ndeshje në ligë për tri javë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...