Unai Emery është impresionuar nga raporti në rritje i skuadrës së tij me tifozët e Arsenalit.
Pas përfundimit të regjimit prej 22 viteve të Arsene Wengerit, një numër i madh i tifozëve filluan të bojkotojnë ndeshjet në protestë të hierarkisë së klubit, transmeton portali arbresh.info.
Gjërat filluan të duken më të mira nën udhëheqjen e Unai Emery, veçanërisht pas barazimit 1 me 1 të së dielës me Liverpoolin në Emirates. Emery ka lavdëruar tifozët për atmosferën e veçantë kundër njërit nga rivalët më të mëdhenj të “Topçinjve”.
“Lidhje me tifozët është shumë e rëndësishme”, ka thënë Emery pas ndeshjes.
“Këtu u krijua një atmosferë e madhe, për t’i ndihmuar lojtarët që të jenë së bashku me tifozët. Sot ishte një shembull shumë i mirë për ne, për të gjithë, për të krijuar këtë atmosferë”
“Dua t’i ndihmoj lojtarët nga bankina, unë dua t’i jap atyre besimin tim dhe energjinë time, por shtytja më e rëndësishme është energjia nga tifozët”
Arsenali aktualisht qëndron në pozitën e pestë në tabelën e Premierë Ligë me vetëm një pikë më pak se Tottenham Hotspuri i vendosur në pozitën e katërt./arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...