Google ADS

Emery falënderon Iwobin për kontributin e madh në Arsenal

08:20 | 9 Gusht 2019
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery me shpejtësi ka falënderuar anësorin Alex Iwobi për kontributin e tij të dhënë në skuadër.

Anësori i ri i talentuar ka qenë pjesë e “Topçinjve” që nga mosha 15 vjeçare, transmeton portali arbresh.info. Por, 23-vjeçari ka finalizuar dje transferimin te Evertoni për një shumë të madhe të hollash.

https://twitter.com/Everton/status/1159558667366281224

Emery ka falënderuar Iwobin dhe i ka uruar atij gjithë të mirat te klubi i tij i ri.

Trajneri spanjoll ka thënë për uebfaqen zyrtare të klubit: “Alexi ka dhënë një kontribut të madh këtu në Arsenal”.

“Ai ka punuar shumë në akademi ku ishte një shembull për shumë lojtarë të rinj dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë”

“Ne i urojmë Alexit çdo sukses në të ardhmen”, përfundon Emery./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme