Arsenal ka pësuar humbje me rezultatin 3:1 në përballjen me skuadrën e Rennes.
Rennes ishin nikoqirët e Arsenal për ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ës së finales, në garat e Ligës së Evropës.
Në këtë ndeshje, Sokratis Papastathopoulos u ndëshkua me kartonin e kuq, që sipas Emery del të jetë problemi që solli disfatën.
“Ne kontrolluam 40 minutat e para të takimit. Pas kartonin të kuq, ne nuk mund të kontrollonim më” ka thënë Emery për ‘BT Sport’ transmeton lajmi.net.
“Ne donim të mbanim pozicionimin me një lojtar më pak, por gjithashtu të krijonim shanse në tranzicion apo të mbanim posedimin rreth zonës. Kishim një shans me Ozil, por nuk mjaftoi” ka thënë tutje trajneri.
Arsenal do ta ketë shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit, por ata edhe para kësaj sfide kishin menaxhuar që të përmbysin rezultatin në ‘Emirates’.
Mbetet të shihet se si do t’ia dalin ‘gunners’ me skuadrën franceze.
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga