Unai Emery mund t’i ketë të numëruara ditët në Arsenal, pasi drejtuesit e klubit janë takuar me trajnerin portugez, Jose Mourinho, sipas gazetës britanike “The Times”.
Mourinho është takuar me drejtorin sportiv të Arsenalit, Raul Sanhelli, për të biseduar për mundësinë që portugezi ta marrë drejtimin e klubit londinez.
Sipas “The Times”, Mourinho dhe Sanhelli u takuan ditë më parë në një restorant ku darkuan dhe biseduan gjatë.
Arsenali nuk është plotësisht i bindur nga metoda dhe stili i lojës së Emery, prandaj po mendon seriozisht ta shkarkojë atë nga posti i trajnerit.
Trajnerit spanjoll madje i është dhënë ultimatum. Gazeta britanike shkruan se ai do t’i ketë edhe dy ndeshje në dispozicion për ta ndryshuar situatën në Arsenal.
Nëse edhe pas tyre nuk e bind bordin, atëherë ai do të shkarkohet. Me Mourinhon në radhë për ta zëvendësuar. /Gazeta Express/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...