Mbrojtësi i Chelseas, Emerson Palmieri ka thënë se trajneri Thomas Tuchel është duke bërë punë të bujshme në “Stamford Bridge”.
Tekniku gjerman zëvendësoi Frank Lampardin në fundin e janarit dhe ka shkuar në 14 ndeshje pa humbje në të gjitha garat duke pranuar vetëm dy gola, transmeton lajmi.net.
Chelsea renditët në pozitën e katërt në Premierligë dhe kanë siguruar çerekfinalen në Ligën e Kampionëve si dhe gjysmëfinalen e FA Cup.
Emerson, që nuk ka pasur vend në formacionin e Lampard është deklaruar lidhur me punën që është duke bërë Tuchel.
“Thomas ka arritur këtu dhe që nga dita e parë kemi kuptuar organizimin që skuadra e tij ka”.
“Na tregoi shumë video, detaje dhe informata që mund të na ndihmojnë në fushë. Skuadra është mirë e organizuar dhe ai është duke bërë punë të bujshme”.
“Duhet të marrim avantazhin nga kjo, të nxjerrim më të mirën nga ai. Kemi arritur në fazën finale të sezonit, kemi Premierligë, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve dhe ne duhet të punojmë në disa detaje, që është ajo që jemi duke bërë”, deklaroi ai.
Chelsea në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do përballet me Porton dhe në rast që kualifikohet do takohet me fituesin e takimit Real Madrid – Liverpool.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...