Emerson Palmieri e ka pranuar se i mungon Serie A dhe se do të dëshironte të rikthehet, kështu që Interi dhe Juventusi mund të luftojnë kokë më kokë për shërbimet e mbrojtësit të Chelseat.
26-vjeçari tregoi për këtë dëshirë në konferencë për media me Italinë.
“Kam pranuar disa oferta, jo vetëm nga Italia, por s’ka ende asgjë konkrete. Qartë më mungon Serie A dhe do të doja të rikthehesha”, tha Emerson.
“Nuk e di nëse do të ndodhë në janar, ose disa vite më vonë. Gjërat ndryshojnë shpejt në futboll”.
Sipas Tuttosport, Interi dhe Juve e duan lojtarin dhe do të luftojnë për shërbimet e tij në afatin kalimtar të janarit. Chelsea pagoi 20 milionë euro për ta marrë atë nga Roma në janarin e vitit 2018, por ai ka bërë vetëm katër paraqitje këtë edicion me Frank Lampardin dhe asnjëra prej tyre s’ka qenë në Premierligë. /Gazeta Express/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...