Elvis Rexhbecaj bëhet me klub të ri

16:19 | 5 Janar 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Wolfsburg, Elvis Rexhbecaj është huazuar te FC Koln deri në vitin 2021.

Rexhbecaj përfundoi me sukses testet mjekësore te klubi i ri, transmeton portali arbresh.info.

Elvisi këtë sezon nuk ka pasur minutazhën e duhur dhe shpreson që me klubin e ri ta arrijë këtë gjë.

Për Wolfsburg, kosovari sezonin e kaluar bëri 24 paraqitje duke shënuar dy gola dhe kontribuar me dy asistime.

Ndërsa këtë sezon, 22-vjeçari luajti vetëm dy ndeshje, një në Kupën gjerman ndërsa tjetrën në Evropa Ligë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme