Raportohet që Elsied Hysaj ka vendosur për të qëndruar te Napoli këtë verë pasi trajneri Carlo Ancelotti e konsideron atë të “nevojshëm”.
Qendërmbrojtësi i Shqipërisë është përfolur për një transferim me shumë të holla te skuadrat e mëdha si Chelsea dhe Manchester United pasi posedon një klauzolë të blerjes prej 50 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ‘Il Mattino’ raporton që presidenti i ‘Partenopeit’, Aurelio De Laurentiis ka refuzuar tani dy ofertat e shtruara për 24 vjeçarin.
Ancelotti, i cili zëvendësoi Maurizio Sarrin si trajner në fillim të verës, thuhet se e sheh Hysajn si pjesë të brendshme të planeve të tij për të kthyer Napolin në një fitues të titujve.
Pra, pritet që ish lojtarit të Empolit t’i ofrohet një kontratë e përmirësuar për të vazhduar te San Paolo dhe që do të eliminojë klauzolën e tij prej 50 milionë euro./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...