Interi mund t’i jap fund kërkimeve për një mbrojtës të ri në krahun e majtë me transferimin e yllit shqiptar te Napolit, Elseid Hysajn.
Sime Vrsaljko iu bashkua “Nerazzurrëve” në formë huazimi nga Atletico Madridi gjatë verës, por një lëndim në gju i dha fund kohës së kroatit në Itali dhe ai pritet të rikthehet te gjiganti spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Lëndimi e detyroi Interin për të sjellë Cederic Soaresin nga Southamptoni, por FCInterNews raporton se “Nerazzurrët” tashmë kanë një tjetër shënjestër në mendjen e tyre.
Elseid Hysaj nuk ka arritur të jetë pjesë e skuadrës startuese te Napoli që është duke shfrytëzuar Kevin Malcuitin dhe ka raporte se reprezentuesi i Shqipërisë tashmë është i gatshëm për të mbledhur valixhet gjatë verës.
Besohet se Interi tashmë ka kontaktuar ne agjentin e mbrojtësit shqiptar, ndonëse Napoli raportohet se kërkon të marrë 40 milionë euro – aq sa është klauzola e tij aktuale në kontratë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...