Dyshja në Premierë Ligë, Arsenali dhe Manchester United kanë humbur garën për nënshkrimin me mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.
24-vjeçari, i cili luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe shpesh edhe në krahun e majtë, ka qenë pjesë e Napolit që nga viti 2015 kur u transferua në Stadio San Paolo nga skuadra tjetër italiane Empoli për vetëm 5 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka arritur të lë pas legjendën e ‘Partenopeit’, Christian Maggios, duke u bërë pjesë e formacionit startues të klubit dhe performancat e tij impresive gjatë sezoneve të fundit kanë bërë që gjigantët evropian të rrisin interesimin për të.
Dyshja në Premierë Ligë, Arsenali dhe Manchester United ka qenë dy skuadrat që vazhdimisht janë lidhur me transferimin e mundshëm të Hysajt ndërkohë që raportet nga Italia gjatë vikendit të kaluar pretenduan se mbrojtësi ishte i vendosur për transferim gjatë verës te një klub i madh evropian.
Kjo erdhi pas konfirmimit të agjentit të Hysajt që një klub i paemëruar është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e tij të blerjes prej 50 milionë euro këtë verë duke lënë të pashpresë Napolin për të mbajtur yllin e tyre në skuadër.
Por, në një raport të ri nga ‘II Mattino’, Hysaj është afër për të vendosur lapsin në një kontratë afatgjate te klubi në Stadio San Paolo./arbresh.info/
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...