Shënjestra e Arsenalit, Elseid Hysaj ka njoftuar klubin e tij aktual – Napolin se një top klub është i përgatitur për të paguar klauzolën e tij prej 50 milionë euro.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka performuar mirë te skuadra italiane qysh pasi iu bashkua atyre nga Empoli për një tarifë prej 5 milionë euro në vititn 2015, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja e tij aktuale është e vlefshme deri më 2021 dhe ekziston një klauzolë në kontratën e tij që i lejon atij të largohet nga klubi për 50 milionë euro ndërmjet 30 qershorit dhe 15 korrikut çdo vit.
Arsenali është në kërkim të një zëvendësuesit të Hector Bellerin për shkak se mbrojtësi spanjoll duket se do të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe “Topçinjtë” kanë identifikuar futbollistin shqiptar si zëvendësues perfekt të tij.
Raportohet që një skuadër është e gatshme për të paguar klauzolën e tij dhe të siguroj një marrëveshje para se Arsenali të reagoj.
Mendohet se Napoli do të lejojë që kjo marrëveshje të ndodhë duke marrë parasysh shumën prej 50 milionë euro që fiton./arbresh.info/
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...