Agjenti i Elseid Hysajt ka ngjallur thashetheme që mbrojtësi shqiptar i Napolit mund të transferohet në Chelsea gjatë merkatos së transferimeve në janar.
Maurizio Sarri u përpoq për të sjellë Hysajn me të në Stamford Birdge gjatë verës, ashtu siç bëri me Jorginhon, por 24-vjeçari vazhdoi qëndrimin te Napoli edhe në sezonin 2018/19, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dëshironte të sigurohej nga “Blutë” që ata do të aktivizojnë klauzolën e blerjes para se të lironte nga kontrata Sarrin.
Carlo Ancelotti ka luajtur me Hysajn në një pozitë më të avancuar seç ylli kosovar dëshiron dhe agjenti i tij, Mario Giuffredi, ka refuzuar të hedhë poshtë kalimin në Chelsea këtë dimër.
“Nuk mund të hedh poshtë rinisjen e negociatave me Chelsean në janar”, ka thënë ai për ‘Radio Crc’. “Ne e dinim që ishte një kontratë gjatë verës sepse Sarri e donte atë dhe ne gjithashtu jemi në dijeni që Zappacosta nuk është i pëlqyeri i trajnerit”
“Ne do të shohim se si shkojnë gjërat, gjithçka mund të ndodhë”
“Trajneri [Ancelotti] e vlerëson me të vërtetë lojtarin, ai nuk ka luajtur aq shumë në Ligë të Kampionëve për arsyeje të qarta taktike”
“Ancelotti është një trajner i mrekullueshëm sepse ai e di se si të adaptosh formacionin ose paraqitjen taktike bazuar në kundërshtarin”
“Tani duket se këtu ka disa ndryshe dhe nuk është korrekt të themi se Hysaj ka humbur vendin e tij”
“Duket vetëm jo normale sepse në sezonet e fundit ai gjithmonë ka luajtur”
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...