Elseid Hysaj ka vlerësuar miqësoren ndaj Turqisë si një ndeshje mjaftë të rëndësishme për Kombëtaren Shqiptare.
Mbrojtësi shkodran i Napolit është në dijeni rreth forcës që rivali i tyre i ardhshëm posedon, por shpreson që takimi në Antalya të jetë i kontrolluar nga “Kuqezinjtë”, shkruan portali arbresh.info.
“Besoj që do të jetë një ndeshje e bukur, e dimë që do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të vështirë por do të jetë një ndeshje për të cilën ne kemi pasur kohë për tu përgatitur, të njohim njëri-tjetrit, të njohim trajnerin më shumë dhe besoj që do të jetë një ndeshje kontrolli për ne që të kuptojmë se ku kemi arritur dhe ku jemi me grupin tonë”, ka thënë fillimisht Hysaj në konferencën për shtyp pasditen e së shtunës.
“Besoj që do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme sepse Turqinë siç e dimë të gjithë është një skuadër shumë e fortë , ka lojtarë me cilësi të lartë, lojtarë të luajnë me skuadra shumë të larta. Besoj që do të jetë një ndeshje e mirë për ne që do të na vë në provë fortë që do të tregojmë edhe ne grupin tonë”
Takimi ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë zhvillohet në stadiumin Antalya Arena të hënën duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...