Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice

12:36 | 6 Janar 2025
E.G

Sulmuesi i talentuar, Elmedin Rama, i është bashkuar skuadrës së elitës së futbollit të Çekisë, Pardubice, duke u larguar nga ekipi i dytë i Slavia Pragës. Pardubice është e 14-ta në kampionatin e Çekisë. Liga i ka 16 skuadra gjithsej.

Pardubice ka shkruar se sulmuesi i rezervave të Slavias, Elmedin Rama, mori lejen për të nisur përgatitjet e dimrit në Pardubice.

“Do t’iu informojmë për aktivitetet tjera të sulmuesit të Shqipërisë në klubin tonë”, ka shkruar Pardubice.

19-vjeçari ishte transferuar te Slavia Praga në verën e vitit 2023 nga Trepça. Luajti për ekipin e dytë të Slavias, së fundi në kategorinë e dytë çeke. Rama së fundi debutoi për Shqipërinë U21. Më herët ka luajtur për Kosovën U19, ndërsa Kosova U21 nuk e ftoi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme