Google ADS

Elmedin Rama do të vazhdojë karrierën në Çeki tek Pardubice

16:35 | 6 Janar 2025
D.H

Sulmuesi shqiptar, Elmedin Rama i cili ka qenë pjesë e Slavia Pragës gjatë afatit kalimtar të janarit ka ndërruar skuadër.

Futbollisti mitrovicas është transferuar tek skuadra tjetër çeke, Pardubice, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi çek përmes një postimi në rrjetin social X-(ish-Twitter).

“Sulmuesi i rezervave të Slavia Pragës, Elmedin Rama, ka marrë lejen për të nisur përgatitjet dimërore në Pardubice”.

“Ne do t’iu informojmë për aktivitetet tjerat të sulmuesit të Shqipërisë në klubin tonë”, thuhej në njoftimin e tyre.

Ai karrierë ka bërë tek klubi i tij i qytetit Trepça, teksa ishte transferuar tek Slavia Praga në verën e vitit 2023.

Këtë sezon ai ka pasur nëntë paraqitje në kategorinë e dytë të futbollit çek, ku ka arritur të shënojë tri gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme