Elita e basketbollit vazhdon në mesjavë, kryendeshja në Pejë

16:48 | 26 Dhjetor 2023
D.H

Java e 15-të e Superligës së Kosovës në Basketboll do të luhet në mesjavë.

Peja dhe Vëllaznimi e luajnë kryendeshjen e kësaj jave, shkruan Arbresh.info.

Kjo ndeshje luhet të enjten me fillim nga ora 19:00, që njëherit e mbyllë këtë javë.

Teksa xhiroja fillon me ndeshjen e Trepçës ndaj Istogut, që luhet në Minatori me fillim nga ora 17:00.

Istogu ka cilësinë e vendasit pasi palestra e tyre nuk ka kushte të luaj një ndeshje basketbolli,

Ndeshja tjetër e ditës së mërkurë është ajo ndërmjet Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit, kjo ndeshje fillon nga ora 19:30.

Kurse një ndeshje mjaft interesante është ajo ndërmjet Yllit dhe Bashkimit ditën e enjte, në palestrën “13 Qershori”, me fillim nga ora 19:00.

Kujtojmë se tabelës pas gjysmës së sezonit i prinë Trepça me 12 fitore e dy humbje./Arbresh.info/

Të ngjashme