Talenti kosovar i VfB Stuttgart, Eliot Bujupi, tashmë është lojtar më i ri i Kombëtares së Kosovës.
Bujupi ishte pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U17, por që tashmë do të vesh fanellën e ‘Dardanëve’.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar se Bujupi është anëtari më i ri i Kombëtares sonë.
Sipas Ademit, Elioti është një prej sulmuesve më përspektiv dhe golashënues i spikatur në Bundesligën U17.
“Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi. Ai është pjesë VfB Stuttgart dhe ishte anëtar i Kombëtares së Gjermanisë U17, ku u paraqit në 10 ndeshje. Elioti është një prej sulmuesve më përspektiv dhe golashënues i spikatur në Bundesligën U17. Eliotit i uroj suksese dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga kordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu”, ka thënë Ademi.
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...