Google ADS

Eliminohet Suedia, Anglia në gjysmëfinale pas 28 viteve

17:51 | 7 Korrik 2018
Arbresh Info

Anglia ka mbajtur të gjalla shpresat e tifozëve me eliminimin që ia shkaktuan pasditen e sotme (e shtunë) Suedisë.

“Tre Luanët” kanë regjistruar fitore me rezultat befasues 0 me 2 në çerekfinalen kundër Suedisë, e para në Kampionatin Botëror mes tyre pas 12 viteve, duke shkruar historinë, shkruan portali arbresh.info.

Me golat nga Harry Maguire dhe Dele Alli, skuadra e Gareth Southgates siguroi për herë të parë që nga viti 1990 kualifikimin në fazën e gjysmëfinales në Kampionatin Botëror.

Maguire realizoi me kokë pas asistimit nga Ashley Young nga rivënia nga këndi në minutën e 30′, ndërsa Dele Alli dyfishoi shifrat për “Tre Luanët” në pjesën e dytë duke shënuar pas asistimit të bukur nga Jesse Lingard.

Anglia do të përballet me Rusinë ose Kroacinë në gjysmëfinale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme