Sevilla ka arritur në gjysmëfinale duke eliminuar në Kupë të Mbretit me rezultat 5 me 2 skuadrën e Atletico Madridit.
Fituesi i pesëfishtë ishte duke udhëhequr me rezultat 2 me 1 ndaj skuadrës së Diego Simeones pas ndeshjes së parë të zhvilluar si mysafirë, por arriti të mposhtë edhe në takimin si nikoqir gjigantin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Sergio Escudero realizoi golin e parë në minutën e parë të ndeshjes kthyese para se Antonio Griezmann të barazonte shifrat me një gol të bukur në minutën e 13′.
Megjithatë, Ever Banega dhe Pablo Sarabio realizuan më pas në pjesën e dytë duke i dhënë fund shpresave të Atleticos që u mposhtë me rezultat të përgjithshëm 5 me 2.
Sevilla është bërë skuadra e parë që ka kaluar në gjysmëfinale pas një performanca të shkëlqyer ndaj Atleticos./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...