Shtypi sportiv italian ka qenë shumë i ashpër me në titujt e sotëm pas eliminimit të “të kaltërve” nga Suedia në fazën play-off të Botërorit.
Për Gazzetta dello Sport ky është: “Fundi, Italia pa Botëror pas 60 vitesh”.
Edhe më kritik titulli i Corriere dello Sport “Të gjithë jashtë”.
TuttoSport gjithashtu nuk kursehet ndaj kombëtares: “Të gjithë në shtëpi”. Në Spanja AS shkruan në ballinë: “Italia nuk do të shkojë në Botëror”.
Ndërsa Marca: “Një Botëror pa Italinë”. Bild (online) gjithashtu si lajm të parë ofron eliminimin e të kaltërve: “Italia jashtë!”.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-0 për suedezët, ndërsa e dyta në San Siro pa gola dhe kështu Italia u eliminua.
Kjo ishte ndeshja e fundit për Daniele De Rossin, Gianluigi Buffon, Andrea Barzaglin dhe Giorgio Chiellinin. /SS/
Bild:
Cds:
GdS:
Abdixhiku: Me LDK-në bizneset do të shohin shtetin si partne...
Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe do të vazhdoj...
Tiranë, bie aksidentalisht nga pallati një 57-vjeçar
Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhu...
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë...
Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshje për armëpushim dhe li...