Italia mbrëmë u eliminua nga Kampionati Evropian Euro 2024 nga Zvicra, pasi u mposht me rezultat 2-0.
Pas kësaj disfate dhe eliminimit të hershëm nga kompeticioni, u mendua se roli i Luciano Spallettit si trajner i Italisë ka marr fund, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo se ai do të vazhdojë të jetë në krye të kampionit në fuqi të Evropës e konfirmoi edhe presidenti i Federatës së futbollit italian, Gabriele Gavina.
Ai në një konferencë për media të mbajtur gjatë ditës sotme ku i pranishëm ishte edhe vetë trajneri tha se është “e paimagjinueshme” të shkarkojë trajnerin ende pa u bërë një vit i plot nga ardhja e tij.
“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, por duhet të vazhdojmë të marrim përgjegjësi. Ka pasur një bisedë të gjatë me trajnerin dje dhe mendoj se është e paimagjinueshme që të zgjidhim problemet duke braktisur projektin pas vetëm tetë apo nëntë muajve”, ka thënë Gravina para mediave.
“Në qendër të projektit është një trajner i cili ka qenë këtu për nëntë deri në 10 muaj, i cili jo gjithmonë i ka pasur lojtarët në dispozicion. Besimi ynë duhet të punojë dhe tashmë ka një mision të ri pas 60 ditëve”, përfundoi ai.
Pas dështimit në Euro 2024, Italia do të rikthehet të luaj sërish në shtator ndaj Francës në kuadër të Nations League./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I