Elhami Shabani, i shtati në Kampionatin Evropian të karatesë

23:00 | 19 Maj 2021
A. B.

Elhami Shabani ka arritur deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Karateisti ynë përfundoi në vendin e shtatë të kategorisë deri në 75 kilogramë.

Shabani kaloi tri raunde, përfshirë raundin e parë në të cilin kaloi pa luftë. Në raundin e dytë mundi Jakub Matejka të Republikës së Çekisë, ndërsa në raundin e tretë fitoi ndaj turkut, Erman Eltemur, i teti në renditjen olimpike.

Elhamiu u ndalë në çerekfinale nga ukrainasi Stanislav Horuna, i pesti në renditjen olimpike Tokyo2020.

Garuesi ynë pati rastin të hyjë në garë për medaljen e bronztë, por në repesazh pësoi humbje nga holandezi, Timothy Petersen.

Sot garuan edhe karateistët tjerë. Fortesa Orana (+68 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg), arritën suksesin më të madh, duke qenë një fitore larg medaljes së bronztë, lufta këto që zhvillohen të dielën.

Benjamin Shabani shënoi një fitore në kategorinë -84 kg. Diellza Sejdijaj (-68 kg), u ndal në raundin e parë, ndërsa Adelina Rama (-61 kg), në të dytin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme