Google ADS

“El Clasico” e zjarrtë në pjesën e parë, mungojnë vetëm golat

21:53 | 26 Tetor 2024
D.H

Real Madridi dhe Barcelona po zhvillojnë një pjesë të parë të zjarrtë në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

Kjo pjesë u mbyll pa gola, përkundër mundësive të mëdha nga dy skuadrat, shkruan Arbresh.info.

Edhe pse Mbappe realizoi një gol por u anulua për pozicion jashtë loje.

Sfida nisi më mirë për Realin që pati dy mundësi të mira me Mbappen dhe Vinin por asnjëri nuk u treguan efikas.

Edhe Camavinga pati një mundësi shumë të mirë, por francezi gaboi para portës.

As për katalanasit nuk munguan rastet, Raphinha e Yamal humbën dy raste të mira.

Vlen të theksohet se edhe Pedri bëri një gjuajtje të mira nga jashtë zone mirëpo Lunin ishte në vend./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme