Lionel Messit i ka thënë Argjentinës se nuk do të luaj për ata më këtë vit, gjë që ka ngjallur frikë te zyrtarët se superylli do të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar.
Superylli i Barcelonës i ka thënë trajnerit Lionel Scaloni se nuk do të luaj në miqësoret kundër Guatemalas dhe Kolumbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vonë gjatë këtij viti, transmeton portali arbresh.info.
Kjo lëvizje ka ngjallur dyshime rreth disponueshmërisë së tij për Kupë të Amerikës 2019 – ku Argjentina do të ketë ndeshjet e ardhshme kompetitive.
Messi nuk ka luajtur për Argjentinën që nga disfata dramatike 4 me 3 në duart e Francës në xhiron e 1/16-së në Kampionatin Botëror.
Por, ylli i Barcelonës nuk ka folur rreth të ardhmes së tij që nga atëherë, ndërkohë që bashkëlojtarët si Javier Mascherano dhe Lucas Biglia i kanë dhënë fund karrierave të tyre me kombëtare.
Messi është pensionuar një herë nga detyra me skuadrën kombëtare duke i dhënë fund karrierës së tij në qershor të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.
Dy vite më parë, pas disfatës në finale të Kupës së Amerikës ndaj Kilit, me humbjen e penaltisë – Messi njoftoi se kishte përfunduar për të gjithçka.
“Për mua, ekipi kombëtar ka përfunduar. Kam bërë gjithçka që kam pasur mundësi. Të lëndon të mos jesh kampion”, kishte thënë Messi atë kohë.
Megjithatë, ai bëri një rikthim në Kampionatin Botëror, por Argjentina u eliminua herët nga turneu madhështor në Rusi.
Messi, tani si lojtari më i dekoruar i Barcelonës, mund të zgjedh t’i jap fund karrierës së tij te kombëtarja nga Amerika e Jugut për të vazhduar karrierën me klubin e karrierës së tij./arbresh.info/
Shkon në mbi 200 numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë
Haxhiu pritet nga Spiropali, flasin për thellimin e bashkëpu...
Japonia dhe Bashkimi Evropian njoftuan një pakt të ri të sig...
Tetori Rozë, IKShPK: Një muaj solidariteti kundër kancerit t...
Tiranë/ KQZ miraton rregulloren për votën e emigrantëve
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite debati pë...