Chelsea është lidhur mjaft shumë për një transferim të Victor Osimhen nga Napoli dhe tani eksperti i transferimeve Matteo Moretto ka dhënë një përditësim sa i përket kësaj çështje.
Tashmë pasi u konfirmua edhe nga presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis se Osimhen do të largohet nga klubi gjatë verës, mjaft zhurmë është shkaktuar rreth destinacionit të ardhshëm të nigerianit.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, ka qenë vet Osimhen ai i cili kishe thënë se tashmë ka vendosur se cili do të jetë hapi i ardhshëm i tij në karrierë, para afatit kalimtar veror.
25-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 120-130 milionë eurosh sipas kontratës së re me Napolin dhe tashmë është thënë se Chelsea është shprehur e gatshme që ta aktivizojë atë gjatë verës, duke bërë përpjekje që të mposht ekipet tjera në garë për shërbimet e tij.
Ekipi nga Londra Veriore përveç ofertës astronomike në drejtim të Napolit tashmë thuhet se do t’i ofrojë Osimhenit një pagë të majme duke e bërë atë një ndër lojtarët më të paguar në Ligën Premier.
Eksperti i transferimeve Matteo Moretto në një bashkëbisedim me Fabrizio Romanon, ka thënë se Chelsea ende nuk ka kontaktuar me Napolin mbi mundësinë e transferimit të Osimhen dhe nuk ka asnjë zhvillim në këtë drejtim që prej intervistës që dha lojtari.
Një gjë që vështirëson punët e “Bluve të Londrës” është fakti se ka edhe klube tjera evropiane të cilat janë të gatshme të ‘thyejnë’ bankën për transferimin e Osimhen dhe për këtë arsye De Laurentiis nuk do ta pranojë shitjen e tij, përveç në rast se dikush paguan klauzolën e tij të lirimit./Telegrafi/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale