Google ADS

Eksperti i referimit: Genc Nuza gaboi në këtë rast

11:45 | 24 Shkurt 2020
Arbresh.info

Eksperti i referimit në RTV 21, Adil Sopi, e ka komentuar rastin shumë të përfolur në ndeshjen Vushtrria – Drita, takim i zhvilluar të premten.

Sopi ka thënë se gjyqtari Genc Nuza gaboi në rastin kur nuk e ndëshkoi me karton të kuq porterin e Dritës, Darko Tofilovski i cili nderhyri në mënyrë brutale ndaj Drilon Fazliut të Vushtrrisë.

Nuza e ndëshkoi vetëm me të verdhë gardianin Dritës.

Ai nder të tjera tha se goli i anuluar i Vushtrrisë u anulua me të drejtë nga Nuza.

Shikoni videon e mëposhtme:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme