Barcelona ka një shans të mirë për të mposhtur Chelsean në Ligë të Kampionëve për shkak të Lionel Messit.
Kështu beson eksperti në ‘Sky Sports’, Guillem Balague, i cili thotë se 30-vjeçari është duke u zhvilluar edhe në këtë fazë të karrierës së tij, transmeton portali arbresh.info.
Messi ka luajtur sërish një rol të rëndësishëm derisa Barcelona vazhdon të jetë në ndjekje të trofeut në Spanjë dhe në Evropë këtë sezon. Goli i tij në Stamford Bridge tri javë më parë do të thotë që skuadra e Ernesto Valverdes ka një avantazh të vogël për takimin kthyes që zhvillohet sot (e mërkurë) në Camp Nou.
Barcelona shpreson që Messi të tregoj formën e tij sërish derisa ata vazhdojnë të luftojnë për të fituar tripletën – La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.
“Lionel Messi është duke u rritur si një lojtar, jo vetëm si një golashënues, dhe ai e kupton çfarë kërkohet në çdo pjesë të fushës dhe në çdo fazë të lojës”, ka shkruar eksperti për ‘Sky Sports’.
“Reprezentuesi i Argjentinës është shfaqur kur ai ka pasur nevojë këtë sezon, veçanërisht në ndeshje të mëdha, prandaj katalunasit kanë një shans të mirë për të pasur progres”
Megjithatë, Balague nuk hedhë poshtë plotësisht shanset e Chelseas për të vazhduar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Sidoqoftë, Chelsea do të ketë momentet e tyre dhe mbetet të shihet nëse ata do t’i shfrytëzojnë ato”, ka shtuar ai.
Barcelona dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 2 me 2 herën e fundit kur janë përballur në Camp Nou./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin