Dhuna në futbollit assesi të ndalet. Në ndeshjen e Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku ka shpërthyer “dajaku”.
Pas ndeshjes është rrahur keq gjyqtari Fatmir Tahiri nga ana e kryesisë së Vitisë dhe shtabi teknik i këtij ekipi.
Pas ndeshjes është arrestuar nga Policia e Kosovës, trajneri i Vitisë, Milaim Zuzaku derisa në një video Zuzaku shihet duke u arrestuar.
Ai thotë se përveç tij, janë sulmuar edhe gjyqtarët tjerë të kësaj ndeshje.
“Pas përfundimit të ndeshjes, më kanë sulmuar disa persona të kryesisë së Vitisë. Ne ende jemi këtu. Pas vizitës mjekësore, tani kemi edhe deklarata në polici. Kemi disa lëndime të lehta trupore”, deklaroi Fatmir Tahiri për “Zeri.info”.
“Është hera e parë që më ndodhë një gjë e tillë në karrierën time”, përfundoi ai.
Ndryshe, 2 Korriku e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të në Ligën e Parë.
2 Korriku me këtë fitore ndodhet në pozitën e tetë me 17 pikë kurse Vitia ndodhet e treta me 10 sosh. /ARBRESH.INFO/
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...