Mesfushori i Ballkanit, njëherësh edhe reprezentuesi i Kosovës, Lindon Emërllahu, mund të largohet së shpejti nga Ballkani në drejtim të Evropës.
Siç ka mësuar ekskluzivisht Telegrafi nga burime pranë lojtarit, Emërllahu ka katër oferta nga jashtë vendit.
Bëhet fjalë për gjigantin kroat Hajduk Split, klubin letonez Riga dhe Lech Poznan nga Polonia.
Hajduk Spliti është shumë i interesuar dhe zyrtarisht bisedimet kanë filluar, por diferencën e ofertave mund ta bëjë edhe një klub që gjendet në pjesën e epërme të tabelës në elitën e futbollit të Ukrainës, por emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ka mundësi të mëdha se cila do nga këto klube që paguan shumën e kërkuar të parave nga Ballkani, Emërllahu do të largohet që në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori kosovar ndër vite e ka dëshmuar kualitetin e tij me fanellën e therandasve dhe kjo ka bërë që ai të marrë edhe ftesën nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda.
Me fanellën e ‘Dardanëve’, Emërllahu ka bërë debutimin e tij në shtator të vitit 2022, teksa deri më tani numëron rreth katër paraqitje ku e fundit erdhi ndaj Qipros në ‘Fadil Vokrri’, aty ku luajti për 90 minuta.
Në rast largimi të tij nga Ballkani, 21-vjeçari do t’i bashkohej emrave si Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Meriton Korenica, Qëndrim Zyba, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha që kanë bërë kalimin në arenën evropiane./Telegrafi/
Nesër mblidhet Komisioni hetimor për tekstet shkollore, inte...
Burimi përfshihet nga paniku dhe ndihet i rrezikuar nga zarf...
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...
Fitorja e Trump/ Von der Leyen bisedë telefonike me presiden...
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros