Drilon Hajrizi është një nga basketbollistët më të mirë kosovar në këto dhjetë vitet e fundit.
Hajrizi që nga 3 janari i këtij viti, është duke e zhvilluar karrierë në Japoni tek skuadra, Kanazawa.
Driloni karrierën e filloi tek klubi, Trepça, aty morri hapat e parë si basketbollist profesionist, kaloi në të gjitha gjeneratat e klubit deri tek ekipi i parë, në të cilin u bë yll i pa diskutueshëm, por edhe një nga lojtarët më të mirë të Kosovës.
Sezoni i tij më i mirë ishte 2011/12, në të cilin fitoi titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës. Ai po ashtu u shpallë edhe basketbollisti më i mirë i atij sezoni nga FBK-ja.
Hajrizi pas Trepçës ishte transferuar në KB Peja, Sigal Prishtina.
Në një intervistë për Arbresh.Info, ai zbulon se ka ndërprerë kontratën me klubin japonez, për shkak të lëndimit që e ka që një kohë. Ai ka thënë se nuk ka dashur ta vazhdojë karrierën, deri sa të shërohet tërësisht nga lëndimi.
Hajrizi në këtë intervistë flet edhe për basketbollin kosovar dhe raportet me Federatën e Basketbollit së Kosovës.
-Drilon, që nga 3 janari jeni transferuar në Japoni tek Kanazawa, si po ju shkon deri tani?
Kontrata me Kanazawan me ka përfunduar për shkak të lëndimit kam vendos që mos ta vazhdoj kontratën dhe mos te angazhohem askund deri ne sajimin e lëndimit.
– A jeni rikuperuar nga lëndimi?
Deri në fund të tetorit do të jem jashtë fushës.
– A mund të bëni krahasimin ndërmjet basketbollit evropian dhe atij aziatik?
Dallimi është shumë i madh, dallimi kryesor është se në Japoni në këtë rast luhet lojë më agresive, do të thotë duhet te jesh fizikisht shumë i përgatitur.
– Sonte, Kosova zhvillon përballjen ndaj Maqedonisë, si do t’ia dalin?
Të them të drejtën nuk jam shumë në ngjarje rreth basketbollit në Kosovë, për arsye se jam jashtë vendit. Mendoj qe Kosova duhet të korr fitore në këtë duel.
– A keni ndonjë ofertë për t’u rikthyer në Evropë?
Ka pas shumë biseda, por në fund pas bisedës më agjentin tim kam vendosur që të mos nënshkruj me asnjë skuadër, deri në sajimin komplet të lëndimit.
– A jeni kontaktuar nga FBK-ja edhe pse jeni i lënduar?
Jo, kam pasur disa takime spontane, biseda të shkurta, por asgjë zyrtare nuk ka pasur.
– Kush mendon se do të shpallet kampion në Kosovë?
Është herët të flitet për kampionin, më pëlqen ringjallja e disa ekipeve të vogla shpresojë të kemi befasina këtë sezon. /arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...