Trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers ka pranuar gojarisht të marrë drejtimin e trajnerit të Manchester United, kupton “CaughtOffside”.
Pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer në “Old Trafford” duket gjithnjë e më i pasigurt pas formës së dobët të skuadrës kohët e fundit, duke kulmuar me paraqitjen jashtëzakonisht zhgënjyese ndeshjen e djeshme në shtëpi kundër Manchester Cityt.
Rodgers ka impresionuar në kohën e tij si trajner i Leicester, duke fituar “FA Cup” me “Foxes” edicionin e kaluar dhe duke e kthyer skuadrën në sfidues të rregullt për katër vendet e para, dhe sipas të gjitha gjasave, është vetëm çështje kohë që ai të gjejë një punë më të madhe.
Burime të afërta me situatën aktuale menaxheriale në United kanë informuar tani “CaughtOffside” se po bëhet përparim i rëndësishëm në emërimin e Rodgers, megjithatë mbeten disa pengesa.
Megjithëse Rodgers është gati të marrë drejtimin e Man. United, kuptohet se preferenca e tij do të ishte të presë deri në sezonin e ardhshëm, ndërkohë që ai është tunduar edhe më parë nga perspektiva për të zëvendësuar përfundimisht Pep Guardiolën në Manchester City.
Tekniku nga Irlanda e Veriut ka shijuar edhe më parë sukses të madh në Liverpool dhe Celtic para pozitës së tij aktuale te Leicester, dhe duket se tani ai është i gatshëm për një sfidë të madhe te Manchester United./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...