Ekipi olimpik i Kosovës ka udhëtuar sot drejt Pekinit të Kinës, ku prej 4 deri më 20 shkurt 2022, do të mbahen Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore.
Ekipi që është nisur sot nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” përbëhet nga dy skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.
Ekipi do të udhëtojë për në Pekin përmes Stambollit të Turqisë.
Për shkak të masave të marra ndaj pandemisë Covid 19, të katër anëtarët e kipit kanë pranuar dy teste negative për Covid 19, një tjetër test do t’iu bëhet me të mbërritur në aeroportin e Pekinit, ndërsa gjatë ditëve të qëndrimit në Fshatin Olimpik, do t’iu bëhen çdo ditë teste.
Para nisjes, përzgjedhësi Agim Pupovci, është shprehur optimist se të dy skitarët do të përfaqësojnë denjësisht Kosovën./arbresh.info/
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...