Ekipi nga Liga e Kampionëve emëron trajnerin e ri?

14:45 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Bayer Leverkusen e ka larguar trajnerin Roger Schmidt, pas rezultateve të dobëta, transmeton Arbresh.info.

Leverkusen pritet që ta emërojë trajner të ri, turkun Tayfun Korkut ish-futbollist i Real Sociedadit dhe Espanyolit.

Lajmi konfirmohet nga mediat gjermane. ‘Aspirinat’ po marrin pjesë edhe në Ligë e Kampionëve ndërkohë që në fazën e eliminimit direkt kanë humbur në ndeshjen e parë nga Atletico Madrid me shifrat 2:4. Leverkusen ndodhet e dhjeta në tabelë me 30 pikë.

Te ky ekip aktivizohet edhe futbollisti shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme