Ekipi i Kosovës në xhudo ka shënuar suksesin e radhës në Lojërat Evropiane, Minsk 2019.
Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogram pasi mundi rusen Natalia Kuziutina, kurse Nora Gjakova mori të argjendtën në kategorinë deri në 58 kilogram, transmeton portali arbresh.info.
E sot ekipi triumfues kthehet nga Minsku i Bjellorusisë.
Një pjesë e tyre: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kthehen me linjën Minsk – Vjenë – Prishtinë. Në Prishtinë arrijnë në 11:45. Pjesa tjetër: Agron Kuka, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, kthehen në 19:35 me linjën Minsk – Stamboll – Prishtinë./Arbresh.info/
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...