Ipko Superliga e Kosovës në futboll së shpejti do ta ketë një emër të ri.
Klubi nga Obiliqi, KEK-u, ka vendosur që ta ndërrojë emrin.
Ky klub e mban emrin e Korporatës Energjetike të Kosovës.Lajmin për Insporti.com konfirmohet nga kryetari i klubit, Istref Klinaku.
“Kemi vendosur që ta pyesim qytetarët për një emër të ri për arsye se Korporata Energjetike e Kosovës tash e 10-të vite nuk na ka ndihmuar ani pse e bartin emrin e tyre”, ka thënë Istref Klinaku të premten mbrëma.
Me ndërrimin e emrit, Klinaku beson se do të gjendet ndonjë donatorë i ri për ekipin.
KEK-u në edicionin e kaluar garoi në Ligën e Parë për ta siguruar një ‘biletë’ për elitë në këtë verë.Ky klub po përballet me probleme të mëdha financiare.
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...