Google ADS

Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë e Lojërave Olimpike Dimërore

20:16 | 19 Janar 2024
KRG

Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore për të rinj Gangwon 2024.

Flamuri i shtetit është bartur nga sportistët Lirika Deva dhe Klos Vokshi.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka dhënë detaje nga ceremonia.

“Ekipi ynë parakaloi në ceremoninë hapëse të LOD për të rinj Gangwon 2024.

Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024, të cilat do të mbahen deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.

Në ceremoninë hapëse parakaluan dy skitarët tanë, Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët edhe bartën flamurin tonë.

Pjesë e ekipit ishin edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, si dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka”, ka shkruar KOK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme