Google ADS

Ekipi i Kosovës në ‘Counter Strike 2’ siguron për herë të dytë kualifikimin në Kampionatin Botëror

20:53 | 8 Korrik 2024
E.H

Përfaqësuesja e Kosovës në lojërat elektronike e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Për të siguruar kualifikimin e merituar, Kosova arriti që ta mposhtë Letoninë në ‘CS2’ për të siguruar për herë të dytë në historinë e saj paraqitjen në Botëror.

Map-i i parë i takoi bindshëm djemve tanë të cilët e përmbyllën me rezultat 13:5, ndërsa map-i i dytë ishte më i barabartë dhe përkundër luftës Kosova humbi në vazhdime me rezultat 16:14.

Kështu u luajt map-i i tretë aty ku Kosova arriti që të shënojë fitore me rezultat 13:7 për të siguruar kualifikimin në Botëror.

Për këtë sukses të Kosovës padyshim se meritat i takojnë pesëshes fantastike të lojtarëve, Arbnor “Dementor” Pacolli, Bledar “BledarD” Dula, Ensar “Caleyy” Ersuzi, Butrint “HYPER1” Gashi dhe Arlind “debO” Sadiku.

Lojtari me statistikat më të mira në këto dy ndeshje ishte ‘Dementor’ me 61 vrasje dhe 43 vdekje dhe me vlerësim të përgjithshëm prej 1.16, ndërsa super paraqitje patën edhe lojtarët e tjerë si ‘BledarD’, ‘deb0’, ‘Caleyy’ që patën mbi 50 vrasje dhe ‘HYPER1’ që pati 34 sosh./Telegrafi/

Të ngjashme