Ekipi i Kosovës është nisur nga Valencia në orën 7:30 të mëngjesit të së premtes, pas katër ditësh i bllokuar në këtë qytet për shkak të përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin të martën.
Deri tani, largimi nga Valencia ka qenë i pamundur, pasi qyteti ka qenë plotësisht i bllokuar dhe linjat e transportit urban dhe ndërurban kanë qenë jashtë funksionit. Aeroporti dhe linjat tokësore ishin të bllokuara, ndërsa raportohet se rreth 200 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur.
Ekipit të Kosovës i është dashur të gjejë rrugë alternative për t’u kthyer, duke fluturuar përmes destinacioneve të ndryshme, si Vjena, Stambolli, Tirana dhe Shkupi./rtk
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi