Google ADS

Ekipi i Kosovës gati për ceremoninë hapëse të LO Paris 2024

19:45 | 26 Korrik 2024
K.B

Sot mbahet ceremonia hapëse e LO Paris 2024, ku Kosova do të garojë me nëntë sportistë, prej tyre pesë xhudistë, një boksiere, një atlete dhe dy notarë.

Hapja zyrtare bëhet sot më 26 korrik dhe do të vazhdojnë deri më 11 gusht 2024 në Paris të Francës.

Gjashtë është numri i sportistëve të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika.

Listës i prijnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka.

Boksin do ta përfaqësojë Donjeta Sadiku, derisa atletikën Gresa Bakraqi. Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë emrat e fundit që i janë shtuar sot listës.

Boksierja Donjeta Sadiku ka hequr dorë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”, pasi ajo bokson menjëherë të shtunën dhe ka zgjedhur të pushojë e të përgatitet për luftën e rëndësishme. Synimi i saj është medalja olimpike.

Lojërat Olimpike Paris 2024 do të kenë 3,800 orë sport të drejtpërdrejtë dhe do të dhurohen 329 medalje ari në 32 sporte gjatë 18 ditëve të garave, të cilat do të mbahen në Paris dhe në pjesë të tjera të Francës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme