Ekipi i Hamiltonit kërcënohet me armë në Brazil

17:19 | 11 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton, ka kritikuar organizatorët e garës në Brazil, pasi anëtarët e skuadrës së tij janë ndaluar nga një grup i armatosur në Sao Paulo gjatë natës së kaluar.

Të shtëna ishin dëgjuar dhe njëri nga ta ia kishte drejtuar armën në kokë një mekanikut të skuadrës gjatë sulmit, sipas Hamilton, i cili në atë kohë nuk ishte në autobusin e skuadrës, transmeton arbresh.info.

Persona të armatosur kishin rrethuar veturat që i takonin Formula 1, po ashtu vetura të FIA, sa ishin duke u larguar nga Ingerlagos.

Nuk është bërë e ditur se a është vjedhur ndonjë gjë por sipas Mercedes kriminelët kanë marrë disa gjëra që ‘ishin shumë me vlerë për ekipin’.

Ekipi po ashtu ka shtuar se askush nuk ishte lënduar gjatë incidentit.

Hamilton këtë e ka treguar në rrjetin social Twitter dhe ka treguar se këso incedente ndodhin çdo vit në Brazil. Ai ka bërë thirrje FI të bëjë më shumë rreth kësaj ngjarje.

“Disa nga anëtarët e skaudrës time janë ndaluar nga  punt i armatosur duke dalur nga staza. Të shtëna ishin dëgjuar dhe ishin drejtuar armë në drejtim të tyre”, shkroi anglezi në Twitter.

“Kjo gjë ndodh çdo vit këtu. F1 dhe skuadrat duhet të bëjnë më shumë. Nuk ka arsye!”, ishte reagimi i Hamiltonit në Twitter.

Policia e Sao Paulos ka deklaruar se nuk kanë pranuar asnjë raport rreth këtij incidenti. /abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme