Pas nisjes së sezonit të ri në ligat kryesore, futbolli evropian po i afrohet një prej momenteve më të rëndësishme në këtë fazë.
Nesër (e enjte) shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë do të bëjë hedhjen e shortit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
32 skuadrat pjesëmarrëse në sezonin 2017/2018 do të mësojnë kundërshtarët për fazën e grupeve.
Barcelona si kampione e La Ligas do të jetë pjesë e vazos A, së bashku me skuadra si Real Madrid, Atleticon, Bayern Munich, Manchester City, Juventus e PSG.
Sport.es ka parashikuar kundërshtarët më të vështirë të mundshëm për Barcelonën në këtë fazë, ku në vazon e dytë cek Romën, me të cilën katalanët janë përballur vitin e kaluar dhe janë eliminuar në çerekfinale.
Skuadër që Barcelona dëshiron të shmangë në vazon e tretë është Liverpooli, ndërsa në vazon e katërt Interi, që rikthehet pas disa viteve në Ligën e Kampionëve
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...