Federata Evropiane e Xhudos (EJU) e ka lartësuar kampionen olimpike nga Kosova, Nora Gjakova, duke theksuar se 29-vjeçarja e arriti potencialin e plotë kur e fitoi medaljen e artë olimpike në xhudo në Tokio 2020 verën e këtij viti.
Në një shkrim për Gjakovën në uebsajtin e vet, EJU nënvizoi: “Kjo kampione olimpike kishte një dekade që po zhvillohej. Nora Gjakova ka qenë bindshëm në radarin tonë për shumë vjet si pjesë e një ekipit të vogël por madhështor të Kosovës. Jo vetëm që e fitoi medaljen e parë botërore, por 29-vjeçarja i mbizotëroi kundërshtaret për ta fituar të artën olimpike”.
“Suksesi i jashtëzakonshëm ia ka mundësuar asaj të ngrihet në renditje dhe ta përfundojë vitin në vendin e parë në renditjen botërore. Ajo i bashkohet shoqes së ekipit, Distria Krasniqi, si atletja numër një”, shkroi tutje shtëpia evropiane e xhudos.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi e mbyllen vitin 2021 në vendin e parë në kategoritë e tyre përkatëse në renditjen botërore të xhudos ditë më parë.
Gjakova e zuri vendin e parë në ranglistën botërore të xhudos në kategorinë -57 kilogramë për herë të parë në karrierën e saj. 29-vjeçarja i mblodhi 5880 pikë në vendin e parë, duke e kaluar xhudisten kanadeze Jessica Klimkait, e cila tani ngel e dyta me 5830 pikë.
Distria Krasniqi e ka ruajtur pozitën e parë në kategorinë e vet -48 kilogramë, në të cilën nuk do të bëjë më gara nga viti i ardhshëm, pasi ka kaluar një kategori më lartë, atë -52 kilogramë. 26-vjeçarja i ka 5920 pikë në vendin e parë, duke e lënë mbrapa mongolen Urantsetseg Munkhbat, e cila mbledh 5250 pikë.
Gjakova dhe Krasniqi përjetuan vitin më të mirë gjatë 2021-s në karrierat e tyre të shquara, duke i shpallur kampione olimpike në kategoritë e tyre përkatëse në Lojërat Olimpike Verore në Tokio. Ato i ndoqën hapat e legjendës dhe xhudistes nga e cila u frymëzuan, Majlinda Kelmendi, duke fituar medalje të arta në Japoni dhe falë tyre Kosova tani ka tri medalje të arta olimpike.
Krasniqi u shpallë xhudistja më e mirë e vitit në botë së fundi nga votat e publikut në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...