Drejtori sporti i Eintracht Frankfurt, Fredi Bobic, ka paralajmëruar fansat e ekipit të tij që të mos shfaqen te stadiumi kur të rinisë Bundesliga, pasi kjo do t’i kushtonte ekipit me pikë.
Këtë javë u konfirmuar se Bundesliga do të rinisë me 16 maj edhe përkundër pandemisë së koronavirusit, natyrisht pa tifozë.
Eintracht Frankfurt, që është i 12-ti në renditje, do të kthehet në aksion me ndesjen në shtëpi kundër Borussia Monchengladbach me 16 maj.
Por, Bobic kërkuar nga fansat që të mos hsfaqen as te stadiumi sepse ekipi i tyre mund të ndëshkohet.
“Kemi folur shumë me fansat tonë dhe iu kemi thënë, ‘dëgjoni djema, mos u shfaqni te stadiumi. Nëse mblidheni te stadiumi, ne do të humbasim ndeshjen sepse rregullat janë shumë strikte, nëse ata shfaqen, pikët shkojnë për ekipin mysafirë”, tha ai për ESPN.
Ai beson se fansat e kanë kuptuar gjithë situatën dhe do të respektojnë në maksimum rregullat.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...