Real Madridi ka pësuar humbje turpëruese në udhëtim tek Eibar 3-0.
Skuadra vendase ishte bindshëm më e mirë dhe kësisoj edhe realizoi tre gola në portën e kampionëve të Evropës.
Mesfushori Escalante si dhe dy sulmuesit Garcia e Enrich shënuan golat për vendasit.
Pikërisht tre golashënuesit ishin edhe lojtarët më të mirë në fushë duke marrë nota të larta.
Në anën tjetër, te Reali thuajse asnjë nga futbollistët nuk ishin në nivel, përveç portierit Courtois që bëri disa pritje spektakolare.
Mbrojtësi i djathtë Odriozola mori notën më të vogël në ndeshje dhe u zëvendësua në minutën e 53-të.
Me notë tejet të vogël janë notuar edhe sulmuesit, Karim Benzema e Gareth Bale si dhe mesfushorët Toni Kroos e Luka Modric.
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Andi Pajazitit
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në SHBA
Deschamps publikon listën e Francës për ndeshjet e tetorit, ...
IKSHKP rekomandon që të mos konsumohet uji nga Liqeni i Bado...
Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet
ChatGPT shtoi 50 milionë përdorues të rinj në dy muaj